Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Mësohet se në Devoll është gjetur i pajetë në rezervuarin e Koshincës pronari 58-vjeçar. Ai vuante nga zemra dhe dyshohet që i ka rënë infarkt gjatë futjes në rezervuar. Shtetasi ishte personi që ka marrë me koncesion rezervuarin. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.