“Rama do jetë kryeministër edhe 10 vite të tjera”-deklaronte Sadri Abazi në 2016, në zgjedhjet për kryebashkiakun e Dibrës. Besniku i liderit suprem, me një kontribut të gjatë në PS, 16 vite deputet dhe përfitime të pafundme në procedurat e tenderimeve publike, duke përmendur këtu miliardat që i janë dhënë firmës të së nipit Arbër Abazit, Alko Impex, Rama i ka bërë puçin! Abazi do të mbahet mend si deputeti fjalëpakë me gjithsej 3 fjalime të numëruara nga foltorja, gjatë gjithë karrierës së tij parlamentare.