Në vendin tonë rastet kur kafshët keqtrajtohen janë të shumta dhe të vazhdueshme. Kemi dëgjuar raste nga më ekstremet sesi kafshët kashët keqtrajtohen nga të zotët e tyre dhe jo vetëm. Një qytetare ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA për të denoncuar një tjetër rast të keqtrajtimit të kafshëve, pasi në Kombinat qentë keqtrajtohet dhe lihen pa ngrënë e në të ftohtë. Qytetarja në fjalë shkruan se qentë grumbullohen për t'u vrarë dhe të qarat e ulërimat e tyre janë shumë të rënda dhe trishuese. Dukë parë këtë situatë, qytetarja kërkon të merren masat e menjëhershme dhe të nevojshme për të rregulluar këtë situatë.