Krimi në familjen në Roskovec/ Djali rrahu për vdekje babain me shkopin që ruante bagëtitë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.03.2021, 09:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Roskovec. 25-vjeçari Erdis Rapi pas një konflikti me të atin e tij e ka qëlluar atë me sende të forta dhe ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës dhe se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Ndërkohë të afërmit dhe fqinjtë e tyre shprehen se 52-vjeçari Dhoei Rapi që humbi jetën dhe dy djemtë e tij kishin pasur probleme të shëndetit mendor.

Sipas tyre, ata disa herë kanë marrë edhe mjekime, ndërsa kanë pasur kartela të hapura edhe në Spitalin e Vlorës, ku kanë qenë të shtruar herë pas here për mjekim. Gjendja ekonomike dhe mendore e familjes ishte rënduar edhe më tepër pas vdekjes së kryefamiljares.

Fqinjët shprehen se 25-vjeçari dhe viktima patën fillimisht një debat verbal me njëri-tjetrin, derisa Erdisi e ka qëlluar me shkopin që ruanin bagëtitë. Ata thanë se i ati sapo ishte kthyer nga Kumani, ku do të merrte një rekomandim për ta shtruar të birin, Erdisin, në Spitalin Psikiatrik të Vlorës. Këtë gjë ia ka bërë të ditur edhe të birit, i cili është mërzitur shumë dhe e ka kundërshtuar të atin. Ky i fundit i ka kërkuar të shkojë të ruajë bagëtitë, se këto punë ishin gjëra që i zgjidhte i ati.

Por në këtë moment, Erdisi e ka kundërshtuar, duke i thënë që nuk kishte ndërmend t’i bindej pas vendimit që i ati kishte marrë për ta shtruar në spital. Ata janë konfliktuar fizikisht me njëritjetrin. Djali e ka qëlluar fillimisht me grusht, por më pas e ka rrahur me shkopin e bagëtive, duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë fqinjët ata që kanë shkuar të qetësojnë situatën e krijuar mes atë e bir, por ka qenë tepër vonë pasi e kanë gjetur trupin e 52-vjeçarit të shtrirë përtokë dhe të mbytur në gjak.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit