Mësohet se numri i viktimave në aksidentin e Rrogozhinës të ndodhur mëngjesin e sotëm, ka shkuar në dy. Pak çaste më parë, ka humbur jetën edhe një grua me inicialet B.K e cila kishte mbetur e plagosur rëndë në aksidentin fatal. Rreth një orë më parë mbeti viktimë një 54-vjeçar me inicialet T.M. efektiv i policisë së burgjeve në Peqin. Viktimat nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë plagëve të marra në aksidentin e rëndë dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen. Mësohet ndërkohë se i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë.