Rrëfehet Balluku: Me PS kam lidhje shpirtërore

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.03.2021, 08:37

Teksa duket se është bërë trend në PS futja e moshës së tretë në listat për kandidatë në zgjedhjet e 25 Prillit, Balluku ka deklaruar se vendin e saj ën Kuvend do ia kishte kërkuar Ramës t’ia linte vetëm një personi. Ministrja e shumëpërfolur e MIE jo vetëm për tenderat në shifra të çmendura që lëshon ministria e saj dhe institucionet që ka në varësi, por edhe për daljet e saj publike që ngjallin jo pak polemikë përsa i përket figurës së saj kontroverse.

Balluku ka deklaruar në një intervistë të dhënë në media se ndihet krenare që Rama ka futur në lista Bozon dhe Çomon teksa do ia kishte kërkuar vetë këtij të fundit që të zëvendësohej nga Agron Hysenlliu, nëse do të ishte gjallë.

“Nëse Agron Hysenlliu do ishte gjallë unë do kisha bërë një veprim publik dhe do i kërkoja kryetarit që të zëvendësohesha nga Agroni.”

Ndër të tjera Balluku deklaroi se me PS ka një lidhje shpirtërore.

“Unë e kam një angazhim politik nga viti 2006, nuk jam shkëputur ndonjëherë nga PS kam qenë gjithmonë e angazhuar, do të jem gjithmonë e angazhuar. Në opozitë kam bërë angazhimin tim më të madh, nuk më bën ndonjë ndryshim sepse lidhja me partinë nuk bën ndryshim a je në opozitë apo në pushtet është lidhje shpirtërore dhe në kontribuojmë në të njëjtën mënyrë. Do të vazhdoj të kontribuoj aty ku partia do të ketë nevojë dhe aq sa të ketë nevojë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit