Ironia “therrëse” e Komunitetit Rom për pushtetarët prek zemrat e lexuesve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.03.2021, 23:50

Çdo ditë kemi hasur denoncime nga më të ndryshmet nëpër televizione apo media të ndryshme ku vihet në pah çdo shkelje nga pushtetarët apo oligarkët që qeverisin Shqipërinë. Por, ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka mbërritur një mesazh ndyshe nga heret e tjera. Komuniteti Rom me anë të një mesazhi prekës dhe shumë domethenës ka shpalosur gjithë jetën e tyre në pak rreshta. Me anë të ironisë “therrëse” në shpirt, qytetari e quan veten oligark për një moment dhe nxjerr në pah gjithë pasurinë e tij që “zotëron”, duke bërë një analizë prekëse në lidhje me lekët e tyre të pajustifikuara që nxirren nga shitja e kanaçeve apo shisheve që ata mbledhin duke pastruar qytetin. Në letrën që ilustrohet edhe në vijim vihet re dhimbja e këtyre personave të cilët paraqesin çdo gjë të mundshme për të bërë që pushtetarët t’i “hedhin sytë” edhe nga ata.

Artikulli:

Të nderuar Pushtetarë
Ju faleminderit që jeni sot të pranishëm në lagjen tonë mbretërore për të soditur pasuritë që ne i kemi vënë gjatë punës sonë si mbledhës të kanaçeve dhe shisheve plastike. Na bën habi fakti që asnjë punë tjetër nuk iu bën juve kaq të pasur sa na ka bërë ne puna jonë. Ne ndihemi keq për gjendjen tuaj dhe mënyra më e mirë për të pastruar ndërgjegjen është të vetëdenoncohemi. Ne banorët e Royal Hill Yzberisht vetëdenoncojmë në organet përkatëse si OFL, SPAK,`madje dhe te vetë Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë pasuritë e siguruara në mënyrë të paligjshme sic mund ti shikoni jaguarët, shtëpitë luksoze me 10 banjo, 25 dhoma, 3 jacuzi.
Pasuri kjo e siguruar përmes krimit të pafalshëm për të cilin i kërkojmë falje të gjithë shoqërisë shqiptare, mbledhjes së plehrave dhe tregtimin e tyre me mjetet tona luksoze tricikël të markave më luksoze. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi bërë pis qytetin duke e pastruar nga kanaçet dhe paguret, kemi ndotur ambjentin me mjetet tona motorrike madje kemi rrezikuar edhe jetën e qytetarëve me këto të fundit me shpejtësinë marramendëse prej gjysëm gomari fuqi, duke shkaktuar edhe ndotje akustike me thirrjet “ Hajde hekra, bateri makine, kush ka per te shitur? .
Para se të filloni hetimet tuaja për krimin tonë, duam të ndajmë me ju disa fakte të cilat ti keni parasysh. Ne i ndërtojmë vetë triciklat Jaguar me të cilat në fakt fitojmë bukën e përditshme, e nëse na i merrni ne prap i ndërtojmë se trurin sna e merrni dot. Ne rrimë në rradhë në Zyrat e Punës se me sa thonë punë ka por ska profesionistë, por kurrë nuk na marrin. Ne kërkojmë punë në kompanitë e bashkisë, po atje do njecik mik, ndonjë kafe apo të japësh votën me qira.
Kur mori dhenë lajmi se hanit mish nga i madhi Nusret që e kalon kripën në 40 qime, ne shkojmë të blejmë ushqime me listë veresie kur policët tuaj na sekuestrojnë cfarë kemi mbledhur gjatë ditës. Ëndërrojmë të bëjmë blerje e të mbushim frigoriferin plot, por çe do se nuk kemi fare frigorifer. Ka netë që ëndërojmë se jemi me pushime ne det e palmat na bëjne fresk, por në fakt është llamarina e çarë e çatisë që fut të ftohtin nga jashtë.
Pandemia shënoi sukses maksimal në mjerimin tonë dhe kjo falë masave që ju morët për ta na rimëkëmbur ne. Ndërsa fëmijët tanë janë offline për mësimin online. Aplikimet për cdo shërbim po i bëjmë nga portali i famshëm përjashtues dhe diskriminues. E cfarë janë këto për ne? Një guralec në këpucë sa për të thënë që këmi një hall.
Duhet t’ju falenderojme per dicka se është një nga premtimet që e keni zbatuar me përpikmëri. Thuhet gjithandej qe “TI SDO JESH KURRE VETEM”, e kemi kuptuar qe e mbani fjalen sepse kudo qe shkojme eshte nje patrulle me Police Bashkiake qe jane te gatshem qe ate dite te na mohojne ushqim per femijet dhe familjen. Nje bravo e madhe per kete! Bravo qe shtoni dosjet tona neper gjykatat tuaja.
Ne e kuptojme se aksioni kunder nesh eshte ne interes te kompanive private. Ju keni me vete propaganden, policine, prokurorine dhe gjykatat, ndersa ne kemi me vete vullnetin per pune te ndershme dhe mbeshtetjen e bashkeqytetareve tane. I kërkojmë organeve të lartpërmendura të veprojnë me urgjencë që ne të clirohemi nga barra e fajit dhe të shkojmë të kryejmë dënimin e merituar sa më shpejt të jetë e mundur si deputet të kuvendit të Shqipërisë, aty ku përfundojnë shumica e të dënuarve me të kaluar kriminale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit