Ermal Meta, këngëtari i njohur me origjinë shqiptare duket se është gati për të dalë sërish fitues nga Festivali i Sanremos. Artisti shqiptar është në vendin e parë në renditjen provizore, pasi ishte më i votuari nga juria. Ai ka marrë pjesë në Festival me këngën “Un milione di cose da dirti” pjesë e albumit të tij të ri "Tribu Urbana". Kjo është hera e katërt që Meta merr pjesë në Festivalin e Sanremos, ku doli fitues tre vite më parë dhe përfaqësoi Italinë në Festivalin Evropian.