“Tronditje” në Vlorë/ Rama i bën presion Dritan Lelit të japë dorëheqjen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.03.2021, 19:23

Fushatën e Vlorës, Edi Rama ia ka besuar Damian Gjiknurit, i cili ka në menaxhim të gjithë infrastrukturën e mundshme të qytetit, pa kursyer as Bashkinë. Por gjatë viteve, kur ka drejtuar fushatën e PS në Vlorë, mes Damian Gjiknurit dhe kryebashkiakut Dritan Leli është farkëtuar dalëngadalë një marrëdhënie konfliktuale, një dualitet në drejtimin e punëve, që takim pas takimi u shndërrua në armiqësi. Pakënaqësitë janë akumuluar deri në pikën që bashkëpunimi mes të dyve është bërë sot i pamundur dhe është në ngërç total.

Siç ka raportuar më parë Lapsi.al, Gjiknuri ia ka thnë troç Ramës që mes tij dhe Lelit ka një konflikt të pakapërcyeshëm. “Unë me Lelin jam humbës në Vlorë, më ço ku të duash në një qark tjetër, jo në Vlorë me Dritan Lelin” ishin fjalët e Gjiknurit në 28 qershor, vjet në Zvërnec gjatë një mbledhjeje, ku ishte i pranishëm edhe vetë Leli. Pasi ka dëgjuar këto fjalë nga Gjiknuri, Rama pati atëherë një shpërthim nervash, duke i thënë Lelit: “Me nxive faqen në Vlorë, sondazhet më nxjerrin me 30%. Kam hedhur gjithë këto para në Vlorë dhe ti po më shkatërron gjithçka.”

Me kalimin e muajve, kryeministri u duk sikur gjeti paqe me Dritan Lelin dhe të dy, patën disa dalje publike. Por siç e ka zakon, kryesocialisti e serviri të ftohtë “zgjidhjen”. Këto ditë, Rama i ka bërë Dritan Lelit një ofertë, që ai nuk mund ta refuzojë. I ka kërkuar të japë dorëheqjen nga Bashkia dhe të pranojë të futet si kandidat për deputet në listën e Vlorës. Një lëvizje e tillë edhe justifikon mënjanimin e Dritan Lelit pa zhurmë nga Bashkia e Vlorës, edhe i krijon Gjiknurit terren për të punuar “i qetë” duke e shfrytëzuar plotësisht institucionin për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nëse Leli jep dorëheqjen, drejtimin e institucionit e merr nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, bashkëpunëtor i ngushtë i Damian Gjiknurit që nga koha kur njëri ishte Ministrinë e Energjisë dhe të Infrastrukturës dhe tjetri drejtor i ARRSH-së. Por propozimi i Ramës nuk është pritur mirë nga Dritan Leli. Një burim pranë PS së Vlorës tha për Lapsi.al se kryebashkiaku e ka refuzuar kryeministrin.

Ende nuk është e qartë megjithatë, nëse Rama i ka propozuar Lelit një vend të sigurtë në listën e kadidatëve, apo ai do të jetë nga fundi i saj. Në të gjitha rastet, skema nuk është pritur mirë nga Dritan Leli që duhet të mendohet mirë kur t’i thotë JO Edi Ramës. Në kujtesën e vlonjatëve është ende e freskët historia e Shpëtim Gjikës, kryebashkiakut që nuk e pranoi ofertën e Ramës, për të mos rikandiduar. Gjika u arrestua për lejet e ndërtimit që kishte dhënë dhe provoi qelitë e burgut. U desh të kalonte nëpër një kalvar të gjatë gjyqësor deri sa t’i kthehej jetës normale.

Prandaj, për të evituar një përplasje të fortë me Ramën në situatën e krijuar, kryebashkiaku Dritan Leli ka shmangur sa më shumë kontaktet me kryeministrin dhe nuk është çudi që celulari i tij të rezultojë i fikur këto ditë.

Nga lapsi

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit