Humb burrin nga COVID-i, gruaja denoncon Najada Çomon: Mori zarfin me 1 mln lekë, vdes kë të dojë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.03.2021, 15:25

Vetëm një ditë pas prezantimit të saj si kandidate për deputete e Rilindjes, ndaj Najada Çomos është bërë një akuzë shumë e fortë. Një qytetare, e cila tashmë kandidon edhe për PD si deputete në Vlorë, ka denoncuar se ajo ka marrë një shumë të konsiderueshme parash. Paratë janë marrë për bashkëshortin e sëmurë, i cili ndodhej i shtruar në spital, por ka vdekur një ditë më pas.

Saimira Dyrmishi thotë se e ka marrë zarfin me para njësoj si të ishin analizat e një pacienti, ndërsa për në zyrën e saj e kishin shoqëruar 3 infermiere.

Postimi i plotë:

Dy fjalë për Najada Çomon. Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n. Kur njeriu ka hall sidomos hall shendeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës.

Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mesonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte: “Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan Atë vdes” …. Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjehere pse)

Kjo më detyroi te shkoj ta takoj ate mbrëmje “nën masa të rrepta sigurie” pasi më priten te porta e më shoqeruan 3 infermiere per te zyra e saj…

Shkova me atë “zarfin e famshëm me 1milion lekë) duke i premtuar se te nesermen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit,(vetem 24 orët e fundit që e zbriti) ajo që e nisi bisedën me fjalët

“Kam degjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu sepse lëvizja mund të jetë fatale” ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin me analizat e pacientit.

Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vet “që Arjani nuk ja doli dot”

Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua te mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada se po të ishte kështu do vepronim ndryshe por ama të marresh rryshfet kur e di që është gjëndje pa shpresë kjo më çuditi ashtu sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat per deputete të Partisë Socialiste por më lind natyrshëm pyetja…

E cfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve që dhimbja u ka mberthyer shpirtin!?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit