Prag zgjedhjesh, Buxheti i Shtetit derdhet në xhepat e oligarkëve! 1.5 MLD LEKË për Rizajt e Shëndetësisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.03.2021, 13:09

Zgjedhjet po afrojnë dhe mbështetja që i duhet qeverisë në këto kohë të vështira kur analizojnë se do u ikin votat nga duart, përkthehet në “hapje thesi”! E këtu nënkuptojmë derdhjet e parave publike në xhepat e oligarkëve të fuqishëm të fushave elitare të qeverisë, aty derdhet çdo vit Buxheti i Shtetit në shifra të frikshme. Por akoma edhe më të frikshme janë vlerat që u hyjnë në xhep klientëve të pushtetit.

Shëndetësia është fusha ku akordohet çdo vit një shumë marramendëse për të përmbushur nevojat e institucioneve të shëndetësisë me ilaçe, infrastrukturë, shërbim, etj. Pika të cilat nuk u erdhi dita të përmirësohen në 8 vite qeverisje, pavarësisht miliardave të derdhura në xhepat e oligarkëve nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet tenderimeve publike.

Një nga kompanitë që përfiton vlera të frikshme në këtë fushë, është OES Distrimed e çiftit Ermal dhe Orjada Rizaj, e cila mban dhe inicialet e çiftit dhe të bijës së tyre. Kompania e dyshes që përfiton më së shumti nga tenderimet publike në shkelje, renditet në vendin e 3-të ndër 10 kompanitë që kanë ngrënë buxhetin e shëndetësisë, mbi 15 MILIARD LEKË PA TVSH.

Së fundmi institucionet e shëndetësisë kanë “hapur thesin” duke shpallur procedura tenderimi të cilat i fitojnë klientët e tyre me manovra nga më të ndryshmet kur nisin të bien shumë në sy, apo edhe haptazi pa iu dridhur qerpiku që kanë përfituar në shkelje për sa kohë që në vend nuk ekziston një institucion të hetojë shkeljet dhe parregullsitë se kujt u jepen paratë e shqiptarëve!

Së fundmi bëhet fjalë për disa tendera rresht ku fituese është shpallur kompania e çiftit Rizaj, në shkelje me rregullat e Procedurave të Tenderimeve Publike. Të gjitha tenderat që kjo kompani fiton janë në shkelje kryesisht për mungesë konkurrence.

1.3 MILIARD LEKË nga Arben Zenelaj i Spitalit Universitar të Traumës për Lotin nr. 1. “Blerje materiale mjekimi për Shërbimin e neurokirurgjisë në SUT” dhe 258 MILION LEKË për Lotin nr. 3. “Blerje materiale mjekimi për shërbimin e kirurgjisë vazale në SUT”. Dy tenderat me vlerë më të lartë të dy të markuar me REDFLAG.

LISTËN E PLOTË TË TENDERAVE ME SHKELJE DO MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTË LINK

Mbi 1.5 MILIARD LEKË në shkelje kanë përfituar Rizajt brenda pak ditësh... dhe pyetja që bie është: A ekziston SPAK të hetojë tenderat E KUQ të Shëndetësisë?


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit