|”PA MASKA”| JOQ Albania zgjerohet në Web TV: Qytetarë shqiptarë, dyert janë të hapura për ju!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.03.2021, 18:59

Prej disa vitesh tashmë, JU, qytetarë shqiptarë të çdo cepi të Shqipërisë, keni qenë, jeni dhe do të jeni mbështetja jonë më e madhe. Me materialet, denoncimet dhe raportimet tuaja të dërguara në çdo moment te ditës, keni formuar median e shqiptarëve të ndershëm. Një mbështetje reciproke juaja dhe e jona, një bashkëpunim i frytshëm midis një media dhe qytetarëve të vendit të saj, që sot e në vazhdim ka mundësuar hapjen e një dritareje të re dedikuar shqiptarëve dhe problemeve të tyre të përditshme.

Tashmë median tuaj të preferuar nuk do të mund ta gjeni vetëm në rrjetet sociale, por me fytyrë dhe zë! Para jush sa herë të keni nevojën që t’ju dëgjojnë. JOQ ALBANIA vjen në formatin WEB TV dhe hap dyert për qytetarët shqiptarë.

Denoncime të cilat nuk do ngarkohen më me shprehjen e famshme “Anonim të Lutem”. Shprehje mendimesh dhe diskutime mbi aktualitetin në vend, situatën politike që na rrethon, e shumë të tjera “PA MASKA”, ku protagonistët do të jeni ju.

Jeni të mirëpritur si në biseda në Skype apo edhe fizikisht në studion tonë. Të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre... rrëfime historish personale, apo tema të tjera të karaktereve nga më të ndryshmet, me mikpritës regjisorin shqiptar Kastriot Çipi.

Jeni të gjithë të ftuar, pa orar! Pa asnjë dallim krahinor, racor, fetar, ekonomik apo social. JOQ ËSHTË SHTËPIA JUAJ DHE NE JU MIRËPRESIM ME DERËN HAPUR.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit