Punonjësi i zjarrfikëses së Tiranës: S’kemi mjetet e duhura, pagat janë të ulëta, do pezullojmë punën po s’gjetëm zgjidhje!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.03.2021, 00:18

Në situatën kur shifrat e të papunëve në Shqipëri janë në nivele të larta, të paturit e një vendi pune shihet si një "privelegj". Por përtej kësaj, lindin edhe probeleme me kushtet dhe pagat e ulëta që ofrohen për punë të caktuara. Në një situatë të tillë ndodhet pikërisht një punonjës zjarrfikëseje në Bashkinë e Tiranës. Ai shkruan për JOQ Albania se gjatë kryerjes së përditshme të detyrës së tyre, iu mungojnë mjetet e punës të tilla si rrobat e posaçme kundër zjarrit, aparatet e frymëmarrjes, makinat të cilat janë të pasigurta etje.

Qytetari shkruan gjithashtu se rrogat janë shumë të ulëta në krahasim me mundin që japin në punën e tyre. Ai shkruan se marrin vetëm 36 mijë lekë në muaj, ndonëse janë në shërbim 24 orë dhe në gatishmëri për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve. Ai bën apel se nëse situata do vijojë të jetë e njëjtë edhe këtë muaj, do të ngrihen në protestë para Kryeministrisë dhe Bashkisë dhe do të pezullojnë punën e tyre derisa t'u plotësohen kërkesat.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq dua ta ndaj kte situat kaq te ndirlikuar me ju jam nje nga punojsit e zjarrfikses se tiranes kam shum per te folur po sdi nga tja nji po e fillojm me mjetet e punes ne jemi aq keq per rroba zjarri ap3 aparat e frymarjes tuba makina te pa sigurta rroba zjarri jemi me 0 fare po ju lutem lali erit edhe edi rames qe paisjet duhe te jen te gjitha se pa to ne sbejm dot asgje kam edhe nje problem thete rroga e zjarrfikses esht ulun rreth 50-60 milek i ka shkuar rroga nje lloj me nje pastrus bashkie ne bejm nje pun humane jemi ato qe cdo njeri ne dit te veshtira qe japim ndimen e par per kedo qofte rrezikojm veten ton per tgjith qytetaret nje polic bashkia e ka pagen 550 milek nje zjarrfiks 360 milek ne muaj edhe cdo koh ai esht ne rrezik kur del ne situat jemi ne sherbim 24 or punojm 24 or ne ndime te qytetarve larg familjes edhe familja esht gjith kohes ne tencjon mos tna ndodhi dicka e keqe kshu qe i bej thirje nqofte se rroga do jen prap kte muj 360 milek do ngrehen. Tgjith zjarrfiksit e shqiperis ne proteste paqsore para kryemistrise edhe bashkise edhe do nxjerrim drejtorin e pergjithshem aty me ne alfred kristulin bashk me myfitin qe e ndrushojm V.K.M si duan ato sipas ligjit neve na takoj 4 or nate orte e vishtersis edhe dit e festave tshtuna tdjela kshu qe i bejm thirje lali erit bashk me ramen o do ngremi me nje protes sdo mari as nje stacjon sherbimin do e lejm shqiperin pa punojs se ky esht nje turpi mardh spo marim shembull boten po ne jemi me status te vecant kshu qe per punen qe bejm 24 or duhe te marim ate qe meritojm kaq duam ne spo kerkoj mshm se jemi 0 fare deri tani kam edhe mshm per te fol po e mbyll me kaq joq ju faliminderit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit