Weston McKennie as nuk e kishte imagjinuar që stoli i Veronës do të kishte këtë pamje ... Mesfushori Texan, i cili fillimisht u ul në stol dje në ndeshjen Verona-Juventus, u shfaq para kamerave televizive që filmuan atë dhe gazetaren sportive nga Dazn, Diletta Leotta. Imazhi i futbollistit amerikan u bë viral ndërsa, i trullosur dhe me gojën gjysmë të hapur, ai shikon linjat perfekte të gazetares e cila raporton nga fusha mbi atë çfarë ndodhë gjatë ndeshjes. Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Juventusi nuk arriti të fitojë ndaj Veronës dhe u ndal në një barazim 1-1, duke humbur terren në garë për titullin me skuadrat e Milanos.