Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi ka folur në lidhje me foton me maskë oksigjeni që shpërndau, gjë që shaktoi frikë dhe panik tek tifozët. Ai tha se maska është pjesë e terapisë së tij për t’u rikuperuar më shpejt nga dëmtimi që ka pësuar.
Icardi u shpreh:
Për të gjithë ata që më pyetën, është një dhomë hiperbarike, që unë kam në shtëpi, dhe përdoret për të parandaluar dëmtimet e për të ndihmuar në rikuperimin më të shpejtë nga ndeshjet, seancat stërvitore, etj. Në të, oksigjeni i pastër merret me presion tri herë më të lartë sesa presioni atmosferik.