Toni Kroos në ndeshjen kundër Atalanta (0-1) bëri paraqitjen e tij të 308-të për Real Madrid. Duke vepruar kështu, mesfushori barazoi rekordin e Uli Stielike si lojtari gjerman me më shumë paraqitje në historinë e klubit. Kroos u bashkua me Real Madrid në verën e 2014 dhe që atëherë ai është bërë një figurë thelbësore në sukseset e fundit të ekipit. Në 308 paraqitje zyrtare për Real Madrid, Kroos ka shënuar 21 herë dhe ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve, katër Kupa Botërore Klubesh, tre Super Kupa Evropiane, 2 tituj kampionati dhe dy Super Kupa Spanjolle.
Futbollisti legjendar gjerman kaloi tetë sezone në Real Madrid (1977-1985) dhe bëri një përshtypje të qëndrueshme te madrilenët. Në 308 ndeshjet e tij si lojtar i Real Madrid, ai shënoi 50 gola dhe mori shtatë trofe: 1 Kupë UEFA, 3 tituj kampionati, 2 trofe të Kupës së Mbretit dhe 1 Kupë të Ligës. Ai gjithashtu fitoi një Kampionat Evropian me ekipin kombëtar gjerman në sezonin 1979/80.
🙌🇩🇪⚽ Kroos equals Stielike’s record as the German player with most @realmadrid appearances! 🚩 308 matches#RealFootball | #HalaMadrid pic.twitter.com/rsYbAnYYS2
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 24, 2021