Ditën e djeshme Atalanta u përball me Napolin ku fitoi me rezultatin 4-2 përballë lojtarëve të Gattusos. Edhe pse ishte një lojë e mirë nga të dyja ekipet, djemtë e Bergamos arritën të fitojnë ndeshjen që luhej për xhiron e 23-të në kampionatin italian Serie A. Rezultati nuk ishte ashtu siç pritej nga Napoli, por kjo nuk ia ka prishur aspak humorin teknikut Gennaro Gattuso, i cili në fund të ndeshjes nuk ishte aq i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij. Ajo që ra më tepër në sy ishte mënyra se si Gatusso përgëzoi lojtarët për paraqitjen dhe këtu flasim për kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Napoli po festonte golin e Zielinskit (barazoi përkohësisht rezultatin), teksa trajneri kalabrez zgjodhi ta festojë golin në stilin e tij me kapitenin e Kosovës, Rrahmanin. Pamjet nga ky moment bënë gjiron e rrjetit.