|PARA & PUSHTET| Kompanitë e pushtetarëve shqiptarë, nga bizneset e Tom Doshit te Lad Kosta i Sky Tower

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.02.2021, 19:14

Të pushtetshëm dhe të pasur falë bizneseve të tyre të shumta me të cilat shpeshherë edhe përfitojnë nga paratë publike të buxhetit të Shtetit, janë pothuajse të gjithë personat pjesë e qeverisë, opozitës, ata në poste drejtuese në administratë, apo edhe ata të vendosur në sistemin e drejtësisë në vend. Ditën e sotme kemi targetuar disa biznese të këtyre kategorive, kompani që i përkasin pikërisht individëve që përmendëm më lart.


TOM DOSHI-GALAXY

GALAXY shpk me administratore Joana Ziun, është kompania në pronësi 100% të ALDOSCH me zotërues Tom Doshin, deputetin dhe kryetarin e Partisë Social Demokrate. Objekti i veprimtarisë së Galaxy është shitja me shumicë e produkteve farmaceutike, ndërsa ALDOSCH merret me import-eksport të artikujve të ndryshëm, tregtim të karburanteve, lubrifikantëve, aktivitet në fushën e ndërtimit, etj. Rikujtojmë se Doshit i është mohuar viza për në SHBA në vitin 2018, teksa Yuri Kim i ka ndaluar kandidimin në zgjedhjet e 25 Prillit, por Doshi deklaroi se do të kandidonte në 4 qarqe.

DOD DOÇI-LURA SH.P.K.

LURA SHPK e oligarkut Dod Doçi është vënë shpesheherë në vëmendje të mediave për shkak të lidhjeve të djathta e të majta me politikanë të të dyja kaheve. Lurioti njihet si pronari i kompleksit Lura 1,2,3 në Gjirin e Lalëzit, ku kanë vilat e tyre të gjithë politikanët e lartë shqiptarë. Rikujtojmë se Doçit iu dha 2.75 hektarë tokë shtetërore, sipërfaqe e gjelbër në këtë zonë, për të ndërtuar vila të personalizuara, me bekimin e Ramës. Doçi i firmës ndërtuese “Lura”, është akuzuar nga SPAK se i është dhënë pronësi e paligjshme tokash nga qeveria po ashtu edhe regjistrim objektesh në bregdetin e Lalëzit.

LANI-VLADIMIR KOSTA

Të gjithë e kemi të njohur Sky Towerin e famshëm në mes të ish-Bllokut, të cilit një ditë të bukur pamë se po i shtoheshin disa kate. Epo nëse deri më sot nuk e keni ditur, kulla është e ish-deputetit të PS Vladimir Kosta, ai i cili i mbeste hatri me mospërfilljet e Ramës, derisa arriti t’i shkruante një letër i zhgënjyer nga mospërfillja e tij. Për të mos ta lënë të mërzitur Ladin, Rama i dha lejen të ngrinte një kat shtesë mbi Sky Towerin, nëpërmjet sekser Veliajt, madje edhe kur ky i fundit kishte premtuar se do të jepte 0 leje ndërtimi.

Kosta përfshihet gjithashtu në një aferë tjetër të çuditshme të përfitimit të pronës shtetërore, të denoncuar nga pala paditëse, familja Simo. Bëhet fjalë për një pronë pranë Ali Demit, të cilën sipas pretenduesve i është marrë nga Kosta me dhunë dhe kërcënime, në një letër drejtuar Ramës, Veliajt nga vetë pronarja e truallit.

(KLIKONI PËR TË LEXUAR LETRËN E PLOTË)

LETRA

AGRO BLEND-FIQIRI ISMAILI

Fiqiri Ismaili, i njohur ndryshe si Fiqo në PD, ish-kryebashkiaku i Vorës njihet më së miri për “njohuritë e tij” të thella në fushën e bujqësisë. Pronar i AGRO BLEND së bashku me të shoqen, Fiqoja, ka qenë në hetim shpesh-herë gjatë mandatit të tij për blerje vote, por gjërat u sheshuan shpejt. Sipas gojëve të liga, Fiqoja paguante për votat me para cash. U paguante qytetarëve të Vorës, listat e stërgjata të borxheve ushqimore në dyqane dhe e përmbyllte duke u dërguar thasë mielli nga Serbia, me të cilin furnizonte furrat shqiptare të bukës.

Thhuhet se ish-kryebashkiaku, madje u shiti fermerëve shqiptarë fara gruri, misri e fasulesh që i importonte nga Serbia. Teksa skandali u bë publik pasi prodhimi ishte bosh dhe fermerët shqiptarë patën një humbje të thellë, por fitimprurëse për Fiqon, i cili siguroi paratë për votat e asaj kohe.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit