Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj ka rënë pre e hajdutëve. Futbollisti shqiptar i cili dje shënoi dy gola me fanellën e Barcelona B, ka mësuar më pas lajmin e keq që në shtëpinë e tij kanë hyrë disa hajdutë. Mediat spanjolle ende nuk e kanë raportuar një lajm të tillë, por është menaxheri i VIP-ave këtu në Shqipëri, Xhani Demika, ai që ka zbuluar gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një postim në InstaStory Xhani tregon se Manajt i janë vjedhur 70 mijë euro cash edhe tre ora të shtrenjta. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga vetë Manaj.