Urgjente për ndihmë! Vogëlushi i paralizuar vuan nga sindroma e rrallë, i ati: Ma dëmtuan mjekët gjatë lindjes

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.02.2021, 22:03

Ardhja në jetë e djalit për familjen Luka ishte një gëzim i papërshkrueshëm. Por çdo gjë u pre në mes në momentin kur i ati Arian Luka mësoi se djali i tij vuan nga Sindroma West. Në lidhje me këtë, ai shkruan në redaksinë JOQ Albania se djali i tij 4-vjeçar as nuk flet dhe as nuk shikon. Ai shprehet se e kanë dëmtuar doktorët gjatë lindjes dhe se për këtë nuk po gjen zgjidhje. Për kurimin e vogëlushit, Ariani shprehet se ilaçet i merr jashtë pasi nuk gjenden në Shqipëri. Kostoja e kurimit i shkon 1000 euro muaji. Ai shton se kjo është e papërballueshme për të dhe për këtë arsye kërkon ndihmë nga kushdo që ka mundësi.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje ju lutem nese keni mundesi ma postoni kete apel per ndihme per djalin tim te semur rend djali im vuan nga sindroma west eshte 4 vjeç as nuk flet as nuk shikon as trupin e tij se mban ketu ne shqipri ma moren ne qaf doktorat kur lindi sepse ma demtuan doktorat gjat lindjes dhe qe kur ka lindur ketu ne shqipri nuk po gjej zgjidhje qofte edhe per nje fizoterapi te specializuar dhe ilaqet ja marr jasht shqipris sepse ketu nuk gjenden dhe kostoja e kurimit te djalit tim ketu ne shqipri shkon te 1000 euro ne muaj prandaj kush ka mundesi te me ndihmoje te me kontaktoje ne uacap ketu +355676874599 ose ne llogarin bankare banka credins ketu IBAN AL75 2121 2471 0000 0000 0133 5133 KODI SWIFT CDISALTRXXX Une jam babai I ketij femije quhem Arian Luka jetoj ne durres shqipri faliminderit. Kam dhe dokomenta te spitalit italian Keto jan te spitalit san rafaelo Mund tju dergoja dhe me shum Po e kam dosjen te mjeku I familjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit