Denoncimi/ Si i dërgonte mjeku Edvin Prifti pacientët te spitali i Klodian Allajbeut

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2021, 16:34

Mjeku i njohur Edvin Prifti u la në burg ditën e sotme pasi u ndalua dhe pezullua nga puna pasi ishte përfshirë në përgjime rryshfetesh ku pas një kontrolli iu gjetën 250 Mijë Euro dhe një sasi e konsiderueshme parash cash në zyrë prej rreth disa milionë lekësh.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, të shumta ishin reagimet nga ana e qytetarëve duke treguar për 'eksperiencat' e tyre të hidhura me mjekun kardiolog në QSUT, që gjykuar nga rrëfimet, tregojnë nivelin skandaloz të sistemit të shëndetësisë në vend. Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA për të treguar historinë personale të tij, cilësuar padyshim e frikshme me mjekun Prifti dhe lidhjet që ai ka me oligarkë të këtij sektori, atyre të spitaleve private.

Qytetari shkruan se në janar të këtij viti, mjeku Prifti, drejtor dhe kardiokirurg i kishte sugjeruar Spitalin Amerikan një të afërmi të tij për të kryer një ndërhyrje në zemër pasi në QSUT nuk ishte e mundur të kryhej. Më tej qytetari shkruan se në spitalin Amerikan i kishin kërkuar 25 mijë euro, por duke ditur se ky spital ishte sugjeruar nga Prifti, kishin përfituar ulje të cilën nuk e përdorën asnjëherë. Sipas qytetarit, mjekët bëjnë pazare për jetët e pacientëve të tyre duke i trajtuar si SKONTO shoppingu, duke u sugjeruar spitalet private për të ndarë paratë pastaj me njëri tjetrin.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ Dua të denoncojë dhe unë një rast rryshfeti nga dr. Edvin Prifti. Pikërisht në dt 21 janar 2021 shtruam një të afërmin tonë në pavionin e kirurgjisë vaskulare ky zotria ishte drejtor dhe kardiokirurg. Pacienti kishte nevojë për një ndërhyrje të vështirë në aortë që sipas tyre në QSUT nuk ishte bërë kurrë.. thua sikur ne ishim rasti i parë në 30 vjet në këtë shqipëri të mjerë. Dhe pa pikë turpi dr na thirri në zyrë në familjarët duke na thënë që shkoni e bëni ndërhyrjen tek spitali amerikan 3 më dr. Bekimin se ai është 1 për kto punë e ky edvini ishte 2.

Qytetari shpjegon pazarin se si mjeku zhvatës Edvin Prifti e kishte drejtuar tek doktor Bekimi i Spitalit Amerikan 3, ku operacioni kushtonte 25 Mijë Euro, por meqenëse kishte “hyrë me mik” do i bënte zbritje 4200 Euro, por megjithatë garancia që pacienti do jetonte ishte vetëm 10%.

Te spitali amerikan na kërkoi 25 mijë euro.. por mqs ishim të rekomanduar nga dr. Edvini na e la pazarin 20mije e 800 euro...thua sikur në po bënin shoping . Edhe ata bashkpunonin më njeri tjetrin për të ndarë paratë tona. Megjithatë edhe nqs në do pranonim për të bërë këtë ndërhyrje garancia e tyre ishte vetëm 10%. Një pazar i vertetë më jetën e dikujt.

Qytetari rrëfen se i afërmi i tij nuk e kreu operacionin pasi ata nuk pranuan dhe sot ai vazhdon jetën normale.

Por në familjarët nuk pranuam ta kryenim ndërhyrjen , pacienti është mirë vazhdon jetën normale qekur e nxorem nga spitali shumë pak kriza ka pasur por eshte gjithmonë në kujdesin e dr kardiologe dhe terapinë e ilaçeve. Mjekësia është përtokë duhet ti kesh leket gazetë e ti presesh gati për tia dhene këtyre të pangopurve . Në burg të kalbet plehra dhe mallkimet e njerzeve ishalla e zënë.

Kjo situatë e frikshme vjen në një moment kur derdhen MILIARDA Lekë për procedura tenderimesh publike në sektorin e Shëndetësisë, para nga Buxheti i Shtetit ndërsa mjekët e shtetërorit bëjnë pazare me jetën e njerëzve në spitalet privatë të oligarkëve të shëndetësisë. Jeta e një pacienti duket se është thjesht karremi që u siguron disa mijëra euro mjekëve të shtetërorit e privatit që më pas të fitojnë %-ndjen e tyre në këtë aferë të shëmtuar e të ulët që përdhos Betimin e Hipokratit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit