Me sa duket pas daljes në pension nga artet marciale, Khabib Nurmagomedov ëndërron të bëhet një futbollist profesionist, dhe madje për këtë ka folur me "mikun e mirë" Cristiano Ronaldo. Kampioni aktual i peshave të lehta UFC ka qenë i zënë duke punuar në një numër sipërmarrjesh të biznesit, pasi mori vendimin për t'u larguar përgjithmonë nga ndeshjet. Nurmagomedov, 32 vjeç, ka ende kohë për dashurinë e tij të madhe, për futbollin. Duke folur këtë javë në një intervistë për Match TV në Rusi, Nurmagomedov tha:
Nurmagomedov dhe Ronaldo kanë qenë prej kohësh miq që janë takuar shumë herë në Dubai. Ndërkohë i pyetur se ku do të donte të luante, Nurmagomedov përsëriti se dëshira e tij është në një klub tjetër të profilit të lartë.