Pavarësisht vonesave të fluturimit të gjatë për të arritur në Katar, Bayern Munchen ka marrë një fitore 2-0 mbrëmjen e sotme në ndeshjen përballë egjiptianëve Al Ahly. Në këtë mënyrë bavarët siguruan një biletë për finalen e Kupës Botërore të Klubeve 2021. Robert Lewandowski si gjithmonë theu bllokimin: në minutën e 17 ’të pjesës së parë. Pas golit të polakut, bavarezët lehtësojnë presionin dhe përsëri Lewandowski mendon për mbylljen e lojës, këtë herë me kokë (asiston Sané) në minutën e 88-të. Kampionët në fuqi të Evropës do të përballen me Meksikanët e Tigres në finale, të Enjten 11 Shkurt, në stadiumin e Qytetit të Edukimit në Al Rayyanqë pret këtë kompeticion si njëfarë prove para Botërorit, që do të zhvillohet në fund të vitit të ardhshëm.
Die #FinalMissi6n geht weiter – #FCBayern zieht ins Klub-WM-Finale ein. 💪
Unser Spielbericht zum 2:0 gegen Al Ahly: https://t.co/mQ37vIddGm
— FC Bayern München (@FCBayern) February 8, 2021