Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 16-të të sezonit në Serie A ndërsa Juventus mundi Romën 2-0 në Allianz Stadium mbrëmjen e sotme. Ish sulmuesi i Real Madrid, i cili festoi ditëlindjen e tij të 36-të të Premten, gjeti golin nē minutën e 13-të duke u dhënë epërsinë bardhezinjve që në pjesën e parë. Roger Ibanez i Romës i mohoi përfaqësuesit portugez një gol të dytë në pjesën e dytë, por një autogol i shënuar nga Ibanez në minutën e 69-të vulosi fitoren e Juventusit në Torino. Ndërkohë mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla bëri një lojë të mirë për Romën por u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytê. Fitorja e çon Juven mbi kundërshtarët e tij në tabelën e Serie A dhe vetëm pesë pikë prapa udhëheqësit Inter.
FT | Triplice fischio ⚪️⚫️
Volevamo vincere, abbiamo vinto.@Cristiano e l'autorete di Ibanez valgono 3⃣ punti importanti 🔥
Avanti così! #JuveRoma #ForzaJuve pic.twitter.com/DvAvJeucaZ
— JuventusFC (@juventusfc) February 6, 2021