Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur drejtorit sportiv të Lazios dhe ish-sulmuesit të kombëtares kuqezi, Igli Tare. Mediat italiane raportojnë se ai është sulmuar nga një pitbull teksa kishte dalë shëtitje me qentë e tij. Ngjarja ndodhi në Romë, afër vendbanimit të tij në Olgiata ku është vendosur prej disa kohësh bashkë me familjen. Tare mori dëmtime të lehta ndërsa njëri nga qentë e tij ngordh si pasojë e sulmit nga pitbulli. Ndërkohë, Konsorciumi i Olgiata, pasi rindërtoi të gjithë ngjarjen njoftoi se ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm hetimorë.
Burimi: ruetir.com|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania