Akuzohen për një sërë krimesh, prangoset ish-“kapoja” i Partizanit të Beogradit dhe bashkëpunëtori i tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.02.2021, 16:35

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Serbi janë prangosur 17 persona, mes tyre dhe ish-lideri i tifo-grupit “Jeniçerët” të Partizanit të Beogradit, Veljko Belivuk dhe bashkëpunëtori i tij Marko Miljkoviç. Të prangosurit akuzohen për vrasje, pengmarrje, trafik të lëndëve narkotike dhe zhvatje. Belivuk dyshohet se ka vrarë tifozin e Yllit të Kuq Zdravko Radojeviç. Kujtojmë që ky i fundit është shpallur në kërkim prej disa muajsh. Gjithashtu Miljkoviç, së bashku me Belivuk, akuzohen edhe për vrasjen e Vlastimir Miloseviç, ndryshe kumbar i Miljkoviç. Millosheviç u qëllua në shinat e tramvajit më 30 janar 2017, në një dhomë pritjeje pranë banesës ku jetonte. Belivuk konsiderohet si një nga njerëzit më të rrezikshëm. Ai është dënuar disa herë për sjellje të dhunshme, teksa ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Stankoviç aka Sale Mutavi. Lidhur me arrestimet ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin i cili u shpreh se qeveria serbe nuk do të lejojë krijimin e një Zemuni të dytë.

Aleksander Vulin:

Kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi 100 ditë më parë se Serbia do të përballet fort me krimin e organizuar, ishin këta njerëz që qeshnin. Tani, ata nuk po qeshin më. Kjo është rruga se si duhet të luftohet krimi i organizuar dhe se si Serbia duhet të jetë një vend të sigurtë. Nuk do të lejojmë një ‘Zemun’ të dytë.

Burimi: novosti.rs/Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit