Një lajm i trishtë vjen nga familja e futbollistit Kristi Vangjeli. Mësohet se vëllai i tij Pavli, 36 vjeç, ka ndërruar jetë për arsye shëndetësore. Edhe Pavli ishte futbollist dhe jetonte e punonte në Australi ku merrej me stërvitjen e ekipeve të moshave të ndryshme. Ai ishte aktiv në fushë deri para dy vitesh. Pavli gjithashtu ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për të kaluar më pas te PAOK U20. Ai ka luajtur në disa klube në Greqi, në kategori të ndryshme. Fansat kanë shprehur ngushëllimet për Kristin dhe familjen e tij.