Prej disa kohësh qarkullojnë lajme se argjentinasi, Lionel Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës pas sezonit të verës. Të njëjtin mendim ka edhe Angel Di Maria, i cili shpreson që bashkatdhetari i tij Lionel Messi do të bashkohet me të në Paris Saint-Germain këtë verë. Ylli aktual i PSG beson se Messi mund të jetë larg rrugës së nënshkrimit me Barcelonën, por ka bërë thirrje për qetësi për të lënë gjërat të marrin rrjedhën e tyre.
Marrëveshja e vetë Di Maria me PSG përfundon më 30 qershor, por ai është i sigurt se do të rinovojë në Paris, ashtu si edhe Neymar.