Çudirat e Arkivave të Shtetit/ 100 milionë për marrje makinash me qira, prodhim i 2020

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.02.2021, 21:21

Një çudi e vërtetë është kjo që do t’ju paraqesim në vijim. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit rezulton se paska nevojë për të marrë automjete me qira. Nuk dihet saktësisht se për çfarë mund t’i duhen automjetet arkivave, por një fakt mjaft i dyshimtë del në pah.

Institucioni në fjalë kërkon të blejë 4 automjete të cilat duhet të jenë patjetër prodhim i vitit 2019/2020 dhe për më tepër me zero kilometra. Për këtë ata janë gati të shpenzojnë plot 100 milionë lekë të vjetra dhe kanë hapur një tender me referencë REF-85467-02-01-2021 dhe me objekt “Marrje automjetesh me qira operacionale (Leasing) për 4 automjete”.

Shikohet se këto automjete do të përdoren vetëm për 4 vjet dhe më pas do t’i rikthehen firmës që do të fitojë tenderin. Ky në fakt është një detaj mjaft i dyshimtë pasi me kaq shumë para sa janë vënë në dispozicion, këto 4 automjete mund të ishin blerë dhe pas 4 viteve do të qëndronin përsëri në pronësi të institucionit. Të shpenzosh rreth 100 milionë vetëm për qira, duket si një procedurë e dyshimtë në mënyrë që dikush të ketë përfitime në kurriz të shtetit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë fituesi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit