Mbrëmjen e sotme u luajt derbi Juventus-Inter, ndeshje e vlefshme për fazën gjysëmfinale të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë triumfuan me rezultatin 1-2 falë dopietës së Cristiano Ronaldos. Ndeshja nisi me golin e zikaltërve që shënuan në minutën e nëntë me sulmuesin Lautaro Martinez i cili e dërgoi topin në rrjetë edhe pse Buffon tentoi ta ndalte. Ndërkohë në minutën e 26-të portugezi Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin. Gjithashtu ai gjeti rrjetën për të dytën herë në minutën e 35-të duke realizuar golin numër 762 për të në karrierë. Rekord që përmirësohet, por CR7 në momentin e zëvendësimit u pa i tërbuar.
Kështu Juventusi hakmerret për humbjen e 17 janarit në kampionat 2-0 ndaj Interit. Megjithatë finalisti i Kupës së Italisë do të përcaktohet të martën që vjen ardhshme në “Allianz Stadium”.