“Leku letër” në KQZ, Celibashi harxhon 210 milionë për vula sigurie tek firma “fantazëm”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.02.2021, 21:06

Me afrimin e zgjedhjeve, duket s enjë dorë të mirë me lëkë po e bëjnë edhe pjesëtarët e KQZ, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kryetari i tij, Ilirjan Celibashi ka organizuar një tender me numër reference REF-84302-01-19-2021 që ka si objekt “Blerje vula (kode) sigurie”. Shikohet se procedura është e tipit “me negocim, pa njoftim” dhe ka për fond limit vlerën prej 17,472,500 lekësh të reja pa TVSH.

Këto vula me kod sigurie parashikohet që do të përdoren për mbylljen e kutive të votimit me fletët e votimit dhe kutive të materialeve të votimit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021. Shikohet se në tender kanë marrë pjesë dy firma, ku të dyja kanë ofruar thuajse vlera identike. Kjo përbën një fakt mjaft të dyshimtë, pasi në praktikat ndërkombëtare të tenderimit klasifikohet si rasti kur kemi fitues të paracaktuar.

Më konkretisht fituese është shpallur një firmë “fantazëm” me kapital prej vetëm 1.450.000 lekësh të reja. Por nga ana tjetër kjo firmë, ka arritur të fitojë një vlerë rreth 12-fish më të lartë, jashtë çdo norme logjike. Kështu, fituese është shpallur kompania “AGIMI B” me një vlerë prej 17,372,485 lekësh të reja pa TVSH. Shikohet gjithashtu se diferenca e vlerës fituese me fondin limit është thuajse identike, përkatësisht sa 99.42% e tij.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit