Situata Covid vijon të jetë problematike në vend. Shumë qytetarë kanë zënë dyert e spitaleve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Por edhe në këtë aspekt janë hasur vështirësi dhe problematika të shumta në lidhje me shërbimin e spitaleve dhe kapaciteteve të tyre për t'iu përgjigjur kërkesave të pacientëve. Në lidhje me këtë, një qytetar ka shprehur shqetësimin se në Spitalin Infektiv të Peshkopisë mungojnë dritat dhe pacientët janë pa oksigjen. Qytetari shkruan se video është bërë mbrëmjen e djeshme.
Në spital ndodhen vetëm 2 infermierë ndërsa pacientë të shtruar që po trajtohen dhe kanë nevojë për oksigjen janë 8. Gjithashtu ai shton se mjekët rrinë në dhomat e veta.
Mesazhi i qytetarit: