Të paktën 25 persona janë arrestuar pasi tifozët sulmuan terrenin e stërvitjes së Marsejës në protestë kundër bordit të klubit. Në një postim në Twitter, prefektura e policisë shkroi se rreth 300 ultras kishin sulmuar me dhunë oficerët që ishin vendosur për të mbrojtur La Commandie. Mediat vendase shpërndanë imazhet që tregojnë protestuesit duke u vënë flakën pemëve dhe lëshojnë objekte në kompleksin e trajnimit. Acarimi i tifozëve të ekipit francez është rritur ditët e fundit. Pankartat e mëdha nëpër rrugët e qytetit nuk kanë munguar, aty ku akuzohen dhe ofendohen lojtarët dhe presidenti Jacques-Henri Eyraud.
Ndërkohë që këto trazira u zhvilluan vetëm disa orë para se Marseja duhej të luante në Rennes në Stade Velodrome në Ligue 1 mbrëmjen e sotme, ndeshje e cila u shty më pas prej këtyre trazirave. Marseja e cila doli nga Champions League në fazën e grupeve, ulet në vendin e shtatë në tabelën e Ligue 1 dhe është 14 pikë prapa liderit Lyon.
MARSEILLE : Des centaines de supporters de l’OM tentent d’accéder au centre d’entraînement du club et exigent le départ des dirigeants de l'OM. #EyraudDemission pic.twitter.com/yWxkoHjLx1
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) January 30, 2021
🔴 Plusieurs centaines de supporters sont en train de mener une action coup de poing #OM #TeamOM #Marseille https://t.co/iNsCrh4PB3
— La Provence (@laprovence) January 30, 2021