Lorenc Tosku i Bashkisë Peqin nuk ngel “pas shokëve”, i jep 700 milionë firmës që garoi e vetme

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.01.2021, 20:56

Lorenc Tosku është aktualisht kryetari i Bashkisë Peqin. Duke qenë në këtë pozicion, me sa duket nuk e ka humbur rastin që të organizojë tendera të dyshimtë. Njëri prej tyre është ai me numër reference REF-82330-12-16-2020 që ka për objekt “Rikonstruksion sektori i depove Peqin”.

Tenderi në fjalë shikohet se ka një fond limit prej 58,024,050 lekësh të reja. Duke hulumtuar mbi dokumentacionin e procedurës së prokurimit shikohet se në garë ka marrë pjesë vetëm një bashkim kompanish, përkatësisht “Boshnjaku B” në pronësi të Bashkim Dulla & “Pesë Vëllezërit” në pronësi të Shkëlqim Dulla.

Këto firma, pronarët e të cilave rezultojnë me të njëjtin mbiemër, kanë ofruar vlerën prej 57,966,770 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se vlera e ofruar ka një diferencë qesharake me fondin limit, përkatësisht është sa 99.9% e tij. Ky raport ngre dyshime tepër të forta se tenderi është i manipuluar dhe se fituesit janë të paracaktuar. Këtë e përforcon edhe fakti se në garë nuk ka marrë pjesë asnjë kompani tjetër, pra nuk ka patur fare konkurrencë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit