Pep Guardiola tha që lojtarët e tij të Manchester City ishin “duke luftuar si kafshë” pasi udhëheqësit e Premier League mundën klubin e fundit Sheffield United për të regjistruar një fitore të 13-të radhazi rekord të klubit. Sfida u vendos nga një gol i brazilianit Gabriel Jesus në minutën e nëntë.Ferran Torres dhuroi një spektakël” brenda zonës kundërshtare dhe dhuroi një asist për sulmuesin brazilian, i cili s’e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Për mbi 80 minuta më nuk pati gola, teksa në fund “Citizens” iu gëzuan tri pikëve të radhës. Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e parë.
A professional performance 🤝
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re
— Manchester City (@ManCity) January 30, 2021