Gjykatësi Sportiv i Kupës së Italisë Alessandro Zampone vendosi një pezullim një ditor ndaj sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe ndaj Romelu Lukaku (i cili tashmë ishte paralajmëruar), pas përplasjes që patën në derbin e Milanit ku Interi doli fitues. Për të dy lojtarët ka skualifikim për një ndeshje në Kupë, pasi Ibrahimoviç mori karton të kuq, ndërsa Lukaku plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, duke humbur gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit. Për të dy, vendimi i marrë për mosmarrëveshjen në fushë është i motivuar përgjithësisht nga sjellja "jo-e duhur". Nuk mund të përjashtohet që një hetim të hapet nga Prokuroria për të vlerësuar ndonjë shkelje me përmbajtje diskriminuese nga pamjet filmike që janë regjistruar.