Të mërkurën që sapo lamë pas Manchester United humbi ndaj Sheffield United, dhe kjo gjë duket se i irritoi pa masë tifozët e tyre të cilët nuk u kursyen në komente. Axel Tuanzebe dhe Anthony Martial ishin ata që u shenjëstruan nga tifozët e rrjeteve sociale të cilët i ofenduan dhe abuzuan deri në racizëm. Por sikur të mos mjaftonte kjo ata iu drejtuan me komente fyese edhe bashkëshortes së Martial, e cila nuk përtoi që t'ua kthente. Melanie Martial postoi në InstaStory disa prej mesazheve që i kishin ardhur në imbox, dhe nuk mungonin as komentet nga shqiptarët. Xhejmi Lika, i cili në “Instagram” ka edhe flamur të Shqipërisë, teksa tregon se është shqiptar dhe jeton në Londër.
Por një koment i tillë nuk i ka bërë shumë përshtypje bashkëshortes së sulmuesit së United pasi ka thënë se ka pafund komente të tilla.