“FARMA NET” e Sokol Topçiut “fut duart” dhe tek zgjedhjet, “kullufit” 140 milionë nga Ilirjan Celibashi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.01.2021, 20:54

Oligarku i tenderave të shëndetësisë Sokol Topçiu duket se gllabëron gjithçka. Jo vetëm në fushën e farmaceutikës dhe mjekësisë por tashhmë del në një “nivel” më të lartë. Rezulton se Topçiu ka “futur” duart edhe tek zgjedhjet. Sigurisht kjo e mundësuar nga Ilirjan Celibashi, kryetari aktual i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Kështu, ky institucion ka organizuar një tender me numër reference REF-83999-01-13-2021 që ka si objekt “Blerje bojë timbruese për zgjedhësit”. Bëhet fjalë për markerat “election pen”, të cilët shërbejnë për ngjyrosjen me bojë të gishtave të zgjedhësve gjatë procesit të votimit. Shikohet se procedura është bërë me negocim, pa njoftim. Në tender kanë marrë pjesë dy kompani, “Gen Albfarma” me vlerë të ofruar 11,604,000 lekë të reja pa TVSH dhe “Farma Net Albania” me vlerë të ofruar 11,520,000 lekë të reja pa TVSH.

Vihet re se të dyja firmat kanë ofruar thuajse të njëjtën vlerë. Në praktikat ndërkombëtare të tenderave, ky rast klasifikohet si tepër i dyshimtë, pasi zakonisht ndodh kur firmat bëjnë marrëveshje të heshtur së bashku dhe ku fituesi është i paracaktuar. Kjo përforëcohet edhe nga fakti se firma e skualifikuar “Gen Albfarma” nuk kishte paraqitur dokumentacion të plotë dhe as mostër të produktit.

Nga ana tjetër shikohet se në tender janë kërkuar 12.000 markera (election pen) ku një marker duhet të timbrojë minimalisht 500 zgjedhës. Me një llogari të thjeshtë shikohet se do të blihet një sasi markerash për 6 milionë votues, në një kohë kur popullsia aktuale e Shqipërisë duke futur të gjithë qytetarët, pra dhe ata pa të drejtë vote, është më pak se 3 milionë banorë. Një rast ky tepër i dyshimtë në lidhje me abuzimet në tender.

Money background composed out of $100 dollar bills

Gjithashtu shikohet se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit të tenderit, ose konkretisht sa 99.02% e tij. Ky është një tjetër fakt tepër i dyshimtë që ngre pikëpyetje mjaft të mëdha në lidhje me këtë tender.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit