Telashe te Lazio, Strakosha rrezikon të operohet në gju

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2021, 20:27

Për Lazion duket se problemet me lojtarët nuk kanë fund. Lëndimi i rëndë i Luiz Felipe nuk ishte i mjaftueshëm, pasi tani ka filluar rehabilitimin në Monaco dhe nuk ka gjasa të jetë në gjendje të kthehet para fundit të kampionatit. Tani edhe Strakosha po has një problem- sipas mediave italiane- ai rrezikon që të operohet në gju. Deri më tani problemet e portierit ishin lidhur së pari me Covid, pastaj zemërimi me ekipin dhe trajnerin pasi u la në stol për disa ndeshje radhazi. Tani problemi po bëhet serioz. Lazio kishte menduar që ta shiste portierin shqiptar por tani bëhet praktikisht e pamundur për në janar.

Dëshira e klubit italian është që Strakosha t’ia hedhë përmes terapisë. Por nëse ndodh që të vijojë të ketë probleme, atëherë “gardiani” duhet të operohet dhe të qëndrojë për pak më shumë se një muaj jashtë fushave të blerta. Në ditët në vijim do të mësohet më shumë për gjendjen e Strakoshës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit