Edhe Dritan Leli, kryetari i Bshkisë Vlorë, nuk mbetet pas “shokëve” të tij rilindas. Jo për aftësi menaxhuese, sesa për aftësi në krijimin e tenderave të dyshimtë për të ndarë më pas paratë me firmën që do të fitojë. Rasti që do t’ju paraqesim më poshtë ngre dyshime në lidhje me vërtetësinë e tenderit.
Leli rezulton se ka organizuar një tender me numër reference REF-83799-01-11-2021 dhe me objekt “Rikonstruksion i ujësjellësit në fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë”. Vihet re me mjaft habi se për të rikonstruktuar ujësjellësin duhen plot 9 miliardë lekë të vjetra. Një shifër mjaft e dyshimtë kjo për punën që kërkohet. Mbetemi në pritje për të parë se cili nga fatlumët do të gllabërojë këtë shifër kolosale, pasi deri tani fituesi nuk është shpallur ende.