Siç tashmë është bërë e qartë nga të gjithë, kryetarët e bashkive në vend kanë më shumë prioritet të shpërndajnë paratë e shqiptarëve tëk njerëzit e Rilindjes sesa të punojnë për qytetin e tyre. Njëri prej tyre është pa dyshim edhe Ervin Demo, kryetari i Bashkisë Berat. Rezulton se Demo ka hapur një tender me numër reference REF-80099-11-26-2020 dhe me objekt “UJËSJELLËSI, I FSHATIT DUHANAS , FSHATIT LAPARDHA 1, OTLLAK DHE ORIZAJ, BASHKIA BERAT”.
Vihet re se në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, ajo e vëllait të komandantit të Gardës së Republikës. Bëhet fjalë për firmën “2T” e cila në bashkëpunim me firmën tjetër “Rej” janë shpallur fituese për nje vlerë prej 365,057,023 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 440 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Është pikërisht firma “2T” e cila është në pronësi Dritan Troksi dhe Artan Sako, e cila ka lidhje me komandantin e gardës së Republikës, Gramos Sako, i cili është edhe vëllai i aksionerit Artan Sako. Përveç faktit që në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, shikohet gjithashtu se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht sa 98.4% e tij.