Mbrëmjen e sotme janë regjistruar dy shpërthime të fuqishme, që kanë tronditur Lezhën dhe Shengjinin. Sipas burimeve nga vendngjarja shpërthimet kanë ndodhur brenda një minuti, njëri pas tjetrit. Banorët tregojnë se kanë informuar policinë, por ende nuk ka asnjë informacion se çfarë mund të ketë qenë dhe nga kanë ardhur këto shpërthime që ngjasonin me tsunamit. Në momentet e para të shpërthimit u dyshua se zhurma mund të kishte ardhur nga shpërthimet e cisternave në Shëngjin, por sipas AbcNews nuk asnjë problem me këto cisterna pasi nuk kanë as karburant, pra janë bosh.
Por përsëri ka dyshime dhe teori të ndryshme mbi këto shpërthime. Teoria e parë thotë de zhurmën mund ta ketë shkaktuar ndonjë avion që mund të ketë kaluar ulët. Por përsëri sipas AbcNews burime nga forcat ajrore u shprehën se nuk kanë qenë në dijeni të fluturimit mbi hapësirën tonë ajrore të ndonjë avioni të NATO-s, por as tejkalim të shpejtësisë zanore. Ndërkohë që pista e dytë ka të bëjmë me teorinë se mund të ketë qenë ndonjë shpërthim në ndonjë gurore.