JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Fluturoi me 150 km në orë në mes të Tiranës/ Policia tha se nuk kishte të lënduar, gazetarja: Shkuan në spital 2
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/01/2021 22:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak ditësh u regjistrua një aksident i frikshëm para ambasadës italiane ku një automjet me shpejtësi 150 km në orë përplasi një automjet tjetër që po lëvizte sipas rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë aksidenti u shkaktua nga drejtuesi i mjetit, Stiverjan Dashi, por sipas disa informacioneve i riu ka marrë vetëm një dënim administrativ për aksidentin. Sipas disa fotove që publikuam pak ditë më parë, Dashi rezulton se është shkelës i rregullt i qarkullimit rrugor dhe shpesh herë ka "shpëtuar" vetëm me gjoba. Ndërkohë, disa çaste më parë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ku gazetarja Anila Hoxha ka thënë se dy persona që ishin në makinën që përplasi BMW-ja janë paraqitur në spital dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Personat në fjalë, janë Arbri Muça dhe Dritan Telhai. Vlen të theksohet se policia nuk raportoi për asnjë të lënduar.