Disa çaste më parë janë regjistruar dy shpërthime të fuqishme, që kanë tronditur Lezhën dhe Shengjinin. Sipas burimeve nga vendngjarja shpërthimet kanë ndodhur brenda një minuti, njëri pas tjetrit. Banorët tregojnë se kanë informuar policinë, por ende nuk ka asnjë informacion se çfarë mund të ketë qenë dhe nga kanë ardhur këto shpërthime që ngjasonin me tsunamit.