JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkia Kavajë i jep 740 milionë për ndriçim LED, firmës që ofroi më shumë  
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19/01/2021 21:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Redjan KRALI, kryetari aktual i bashkisë Kavajë, duket se nuk mbetet pas “shokëve” të tij të Rilindjes përsa i përket abuzimit me tenderat. Sigurisht nuk kishte se si të ndodhte ndryshe për aq kohë sa bashkitë e vendit janë ndër institucionet shtetërore që kalojnë nëpër duar një pjesë mjaft të madhe të parave publike.

Rasti më i fundit ku redjan Krali i ka bërë ‘rrush e kumbulla” paratë e qytetarëve të tij, është ai i tenderit me numër reference REF-77771-11-05-2020 dhe me objekt “Furnizim vendosje pajisje për ndriçimin rrugor me sistemin LED”. Në tender shikohet se kanë marrë pjesë 3 kompani nga të cilat për habi ka fituar firma që ka ofruar vlerën më të lartë. Kështu Redjan Krali ka shpallur fituese firmën “Boshnjaku B” që ka ofruar vlerën prej 61,372,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 740 milionë lekë të vjetra me TVSH, vlerë kjo që është më e larta e ofruar në tender.

Dy firmat e tjera që ofruan më pak, u skualifikuan. Jo vetëm kaq, por vlera e firmës fituese është thuajse identike më vlerën e fondit limit, një tjetër pikë kjo mjaft e dyshimtë që ngre pikëpyetje të forta nëse ka patur garë të vërtetë.