“Shampinjonët e Hotel Parkut” është audio bomba e publikuar, nga gazetari, Zoran Bozhinovski. Në më pak se 24 orë, është klikuar 46 mijë herë, dhe sipas Bozhinovskit, mund të dëgjohet biseda e Zoran Zaevit dhe Aleksandrit, djali i ish-agjentit të inteligjencës Zoran Verushevski. Takimi është zhvilluar në Strumicë pesë vjet më parë, derisa Zaevi ishte kryetar i komunës. Sipas audio regjistrimit, të dy diskutojnë se si të ndalojnë publikimin e bombave për qeverinë e atëhershme të VMRO – DPMNE-së. Ata gjithashtu përmendin Sasho Mijalkovin, dhe një marrëveshje të mundshme. Ne pyetëm sot në partinë kryesore të opozitës se cili është qëndrimi i tyre për regjistrimin e publikuar.