Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj iu përgjigj deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili e quajti kërcënim idenë e Shqipërisë së Madhe.
Haradinaj pohoi se Kosova është në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe OKB.
“Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.”
Më herët, Presidenti Vuçiç deklaroi se kjo ide ishte e rrezikshme dhe kërkoi një reagim nga BE dhe SHBA-të për këtë deklaratë të Haradinaj.