JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

17 raste pozitive me COVID-19 te skuadra e njohur europiane
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/01/2021 18:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se vaksinimi ka nisur në thuajse gjithë vendet e botës, koronavirusi vijon të krijojë kaos në gjithë globin dhe kryesisht Europën. Një shpërthim i madh infektimi ka kapur skuadrën portugeze të Benfikës, ku kanë informuar deri më tani 17 persona pozitiv me COVID-19. Dalja pozitive e lojtarëve, stafit teknik dhe i presidentit të tyre, Luis Filipe Vieira, i cili është asimptomatik dhe i vetë-izoluar, vjen pas kryerjes së tamponëve gjatë fundjavës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi luzitan nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku i kërkon Autoriteteve Shëndetësore të vendosin nëse skuadra do të vijojë e qetë kalendarin e ndeshjeve apo të zhvillojnë ndeshjet e tyre pas 14 ditësh. Deri tani nuk ka një vendim në lidhje me këtë çështje.