Mbante drunj në krah për të ngrohur nxënësit/ Flet mësuesi: Ndihem i poshtëruar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.01.2021, 18:24

Fotoja e mësuesit Maliq Torra nga Pogradeci, i cili mbante në krah shkarpa për të ngrohur nxenësit bëri xhiron e rrjetit. Komentet ishin të shumta, ku nuk munguan vlerësimet për mësuesin, ndërsa u komentua edhe si një problem në shkollat shqiptare mungesa e një sistemi ngrohës. Por, pavarësisht vlerësimeve të shumta, mësuesi ka folur në një lidhje “skype” për një emission, ku ka thënë se ndihet i poshtëruar. Torra tha se prej vitesh merr shkarpa për të ndezur zjarrin në shkollë, ndërsa shtoi se drutë nuk mungojnë, duke theksuar se ajo që nuk i ka pëlqyer është politizimi që i është bërë fotos.

Më konkretisht, mësuesi është shprehur se:

Është një postim nga më të rëndomtit. Ndihem i poshtëruar. Jo se dua t’i shmangem dhe të mohoj atë që kam postuar. Unë hodha një foto, një krah me dega që e marr vazhdimisht se unë kam vite që bëj mësim. Këto janë degë për të ndezur zjarrin. Nëse do ishte mungesë e furnizimit me dru, unë vetë do e denoncoja, por degët janë vetëm për të ndezur zjarrin. Unë këtë e bëj me vite të tëra. Unë nuk e shikoj si ofendim për të çuar degë për të ndezur zjarrin. Ajo që më shqetëson, përpos vlerësimeve që ishin me qindra, ky është një rast më pak se i zakonshëm. Nuk kam ndonjë problem pse u përhap fotoja, por politizimi që i bëhet, nuk më vjen mirë. Unë do e denoncoja nëse do kishte mungesë, por nuk kam pse të dal jashtë realitetit. Unë ndjehem keq sepse kam parë portale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit