Rusia është në zhvillim e sipër të një vaksine të dytë Covid e quajtur “EpiVakKorona” dhe ekspertët pretendojnë se është 100% efikase ndaj virusit. Në njoftimin e lëshuar nga Qendra Ruse e Kontrollit dhe Parandalimit të Koronavirusit, është bërë vlerësim në lidhje me rezultatet e provave klinike të fazës së parë dhe të dytë të kandidatit për vaksinë “EpiVakKorona” të zhvilluar nga Qendra e Hulumtimeve “Vektor”. Mësohet gjithashtu se është vlerësuar efikasiteti i vaksinave në dimensionin imunologjik dhe parandalues. “Efikasiteti i vaksinës EpiVakKorona është në nivelin 100%”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se vaksina e parë ruse kundër Covid, e quajtur “SputnikV” u zhvillua nga Instituti i Hulumtimeve “Gamaleya” dhe u certifikua më 11 gusht 2020, ndërsa vaksina e dytë “EpiVakKorona” më 14 tetor 2020.